Siç edhe pritej, sot për 1 Maj, ditën ndërkombëtare të punëtorëve, parkut nacional të Gërmisë ia kishin mësyrë shumë qytetarë, jo vetëm nga Prishtina.

Parku i Gërmisë gjatë ditës së sotme ishte i mbushur me të rinj, dhe jo vetëm. Disa prej tyre përgatitnin ndonjë ushqim, disa të tjerë luanin me top e disa të tjerë merreshin me aktivitete tjera.


Gjithashtu edhe disa shitës ambulantë e kishin shfrytëzuar këtë ditë për të përfituar nga shitja e ndonjë produkti të tyre, sidomos ushqimor.

Ditë më parë, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar se për nder të festës së 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, në drejtim të Gërmisë do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të “Trafiku Urban”, linja 4, automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe automjeteve emergjente, derisa linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit të rregullt deri në lagjen “Sofalia”. /Telegrafi/

g1

g2

g3

g4

g5

g6

g7

g8

g9

g10

g11

g12

g13

g14

g15

g16

g17

g18

g19

g20

g21

g22

g23

g24

g25

g26