Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ankua për dhimbje gjatë një konference për media në Bosnje dhe Hercegovinë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, ai u kërkoi falje duke thënë se kishte dhimbje 'torturuese', transmeton Telegrafi.


Vuçiq, sipas raportimeve, u kishte treguar se ka një problem nervor.

“Edhe një pyetje, nuk duroj më”, deklaroi ai në konferencën për shtyp. /Telegrafi/