Sektori i punëve të brendshme (SPB) të Manastirit ka vazhduar me paditë penale ndaj demonstruesve të ''Revolucionit Laraman'', duke kallzuar penalisht një 18 vjeçar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai dyshohet se e ka ''njollosur'' me ngjyrë, fasadën e ndërtesës së komunës së Manastirit. I dyshuari, A. R, është nga Shkupi.


Ndryshe, në fillim të muajit, SPB e Manastirit ka ngritur padi penale ndaj 26 demonstruesve, të cilët gjithashtu kanë të njëjtën akuzë./Telegrafi/