Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka treguar se është gjithmonë një fanse e modës.

Ajo ndjek trendet më të reja në industrinë e modës dhe dizajnit dhe duket se së fundmi nuk i ka shpëtuar një trendi shumë të përhapur, i cili është aplikuar te shumë prej yjeve botërorë.


Taraku ka vendosur aksesorë prej ari në dhëmbë të saj, një trend ky i cili u pa pak ditë më parë edhe te artistja shqiptare, Rita Ora.

morena1

Rita vendosi të vendosë aksesorë të ndryshëm prej ari përfshirë një shkronjë “R” në dhëmbët e saj, gjatë paraqitjes në MTV Video Music Awards 2021.

r

Morena në një video të shkurtër të publikuar në InstaStory, i ka buzëqeshur kamerës ndërsa ka zbuluar aksesorët e artë të inkorporuar në dhëmbët e saj.

morena2 2

Këngëtarja dhe modelja e njohur përndryshe e ka treguar gjithmonë dashurinë e saj të madhe për modën, duke u shfaqur gjithmonë me stil dhe e kuruar në detaje në thuajse çdo paraqitje të saj.

Krahas muzikës dhe modës, Morna ka zgjeruar së fundmi aktivitetin e saj edhe në sipërmarrësi. /Telegrafi/

morenataraku 242706765 1466480887057662 4023107581567084092 n 1 Foto: Morena Taraku/Instagram