Spektakli Big Brother VIP përfundoi aventurën e famshme në finalen e së premtes.

Fitues i çmimit të madh u zgjodh balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri, ndërkohë në vendin e dytë u radhit aktori Donald Veshaj.


Iliri, i cili ka qenë një nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka bërë reagimin e tij të parë pas fitores së madhe në spektaklin e shumë shikuar.

274180813 1891132564609392 2465439671713974004 n e1645307387492

Ai publikoi një video nga momenti kur prezantuesja e programit shpalli fituesin, teksa në mbishkrimin e saj shkroi falënderimet më të mëdha për ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.

“Kurrë më parë nuk kisha provuar kaq shumë emocion për të shkruajtur një post dhe ku nuk gjej dot fjalë për të përshkruar dimensionin e këtij emocioni që më dhuruat me votat tuaja. Ju ndjej njerëz të mi dje, sot e mot! Jemi një dhe do festojmë shumë suksese të tjera bashkë. Faleminderit nga zemra, ju dua”, ka shkruar fituesi i BBV në Instagram.

Balerini Ilir Shaqiri i cili ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Itali, ka treguar përmes postimeve në InstaStory imazhe të mediave italiane që raportuan për fitoren e tij në Big Brother VIP.

Si fitues i çmimit të madh, Iliri ka marrë nga produksioni çekun me 100 mijë euro. /Telegrafi/

ilir1 1

ilir2 1