E plotësuar: Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se edhe Malishevanga sonte është në karantinë.
Ky vendim erdhi pasi sot, u rrit në 5 numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë, e një prej tyre ishte nga Malisheva.
Kurti propozon që edhe Malisheva të futet në karantinë
Pas Vitisë e Klinës, kryeministri Albin Kurti, ka vendosur që edhe komuna e Malishevës të karantinohet.
Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, Kurti tha se që nga paslufta kjo është situata më pazakontë në të cilën është gjendur vendi.
“Si qeveri sonte do të na duhet ta marrim vendimin në mënyrë elektronike për votim që edhe Malisheva të vendoset në situatën e njëjtë sikurse Klina e Vitia. Bëhet fjalë për një situatë të pazakonshme, është një situatë e paparë në Kosovën e pasluftës. Situatë e pazakonshme dhe e falënderoj opozitën që sot kanë ardhur në këtë seancë të jashtëzakonshme, besoj që opozita ka bërë mirë që ka ardhur në këtë s eancë, duke pasur parasysh qëndrimin e opozitës për buxhetin në një situatë të pazakonshme mendoj që kanë bërë mirë janë vonuar pas pushimit, ndërkaq për deputetet e shumicës mendoj që kanë bërë mirë që kanë votuar, mendoj që edhe opozita kanë bërë mirë që janë ankuar pas kësaj, por vetëm tash mos të zgjatet shumë kjo”, tha ai.
Këtë të shtunë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe dy raste, teksa numri total është rritur në pesë. Bëhet fjalë për një mashkull 42 vjeçar i cili kishte qenë në kontakt me 77 vjeçarin nga Stublla e Vitisë që dje doli pozitiv në koronavirus.
Ndërkaq rasti i dytë është një 37 vjeçare shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame