LAJMI I FUNDIT:

Edhe Kourtney Kardashian provoi këtë metodë: Kthejeni shkëndijën në marrëdhënien tuaj me agjërim seksual

Edhe Kourtney Kardashian provoi këtë metodë: Kthejeni shkëndijën në marrëdhënien tuaj me agjërim seksual

Ndërsa ky koncept është i panjohur për disa, agjërimi seksual është diçka që këshilltarët e marrëdhënieve ua sugjerojnë çifteve që kanë probleme intimiteti

Është një gjë e mrekullueshme, sepse ngjall interesin dhe e kthen atë shkëndijë në marrëdhënie.

Ideja e agjërimit seksual ose heqjes dorë nga seksi mund të duket kundërproduktive, por shumica e argumentojnë se mund të jetë me përfitim të madh për lidhjen tuaj të dashurisë, transmeton Telegrafi.


Edhe Kourtney Kardashian e provoi këtë metodë. 42-vjeçarja tha se ajo dhe i fejuari i saj Travis Barker kanë marrë pjesë në pastrimin ayurvedic dhe se një nga komponentët e pastrimit ishte i ashtuquajturi agjërim seksual.

Është abstenim nga seksi me partnerin për një kohë të gjatë.

Kardashian tha se, edhe pse ishte çmenduri, ajo përvojë në fakt përmirësoi gjithçka për të.

Ndonëse ky koncept është i panjohur për disa, agjërimi seksual është diçka që këshilltarët e marrëdhënieve ia atribuojnë çifteve që kanë probleme intimiteti.

Agjërimi seksual mund të jetë një nga mënyrat që çiftet të rindezin pasionin për njëri-tjetrin – thotë psikologia Dr. Madeleine Mason Roantree.

– Mund të jetë një ndihmë e veçantë për çiftet, jeta seksuale e të cilëve nuk ekziston. Truku është që të dyja palët të përballen me abstinencën, shtoi ajo.

Në këtë mënyrë ju bëni një gjumë të mirë kur keni ditë të ngarkuara dhe ndiheni mirë të nesërmen. Më pas, kur të keni më shumë energji, mund t’i përkushtoheni plotësisht njëri-tjetrit.

Gjithashtu, është shumë emocionuese të ndash sërish një shtrat me dikë, të ndjesh dikë të shtrirë pranë vetes – shpjegoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Kalo në kategori