LAJMI I FUNDIT:

Edhe Kolë Berisha refuzon dekoratën e Thaçit

Edhe Kolë Berisha refuzon dekoratën e Thaçit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka refuzuar dekoratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka njoftuar se janë shumë arsye që e kanë shtyrë ta marrë një vendim të tillë.

“Me 23 Shkurt 2018, përmes Zyrës së Presidencës së Republikës së Kosovës, jam njoftuar se në mesin e personaliteteve që do të marrin Dekoratën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, gjendem edhe unë. Së këndejmi, njoftoj Presidencën, Presidentin aktual dhe opinion e gjerë se unë nuk do ta pranoj Dekoratën në fjalë”, ka thënë Kolë Berisha.


Berisha ka thënë se mirënjohjen më të vlefshme e ka marrë nga populli i Kosovës.

“Janë të shumta dhe të ndryshme arsyet që më shtyjnë të marr një vendim të tillë. Mirënjohjen më të vlefshme për mua e kam marr nga populli i Kosovës, me respektin që ka treguar ndaj meje dhe dashurinë që tregon për Kosovën. Kësaj here do mjaftohem me kaq”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori