Edhe Clooney dhuron 1 milionë dollarë për Haitin

Iniciativa bamirëse ‘Not on Our Watch’ tashmë ka mbledhur disa miliona dollarë, pasi përveç Clooneyt, edhe Leonardo DiCaprio do të dhurojë 1 milionë gjatë këtij emisioni gjatë të cilit yjet do të bisedojnë në telefon me fansat për të mbledhur të holla.
Dy yjet e përmendura janë në mesin e shumë yjeve të tjerë, si Sandra Bullock, Gisele Bundchen, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, të cilët tashmë kanë dhënë nga 1 milionë dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Haiti.
Ndërkohë Clooney thotë se ai tashmë ‘tre ditë radhazi’ është duke punuar në organizimin e emisionit special televiziv që do të zhvillohet sot dhe nesër (e premte dhe e shtunë). Brad Pitt dhe Robert Pattinson janë në mesin e pjesëmarrësve, derisa Beyonce dhe Madonna janë shtuar në listën e performuesve./Telegrafi/





























































