Eden Hazard ka folur përsëri me admirim për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Mesfushori me tipare sulmuese i Chelseat po lidhet sërish me një lëvizje drejt skuadrës spanjolle madrilene.


I pyetur se kë do të zgjidhte midis francezit dhe shefit të ekipit kombëtar, Robero Martinez, futbollisti dha dy arsye të ndryshme.

Hazard Belgjika 1 2

"Kam shumë respekt për Zidanen" tha ai dhe vazhdoi duke thënë se "Ai ishte idhulli im. Falë tij fillova të luaj futbolli.

"Por për të arriturat e mia, unë e zgjedh Martinezin", u përgjigj me diplomaci lojtari që pritet të kalojë gjatë verës dhe kampionët evropian dhe botëror.

Ndryshe, Hazard gjatë mbrëmjes së kaluar ishte golashënues në fitoren e Belgjikës kundër Rusisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app