E veshur me fustan elegant teksa mban barkun e rrumbullakosur me duar, Genta Ismajli paralajmëron këngën e re

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka paralajmëruar rikthimin në muzikë me një projekt të ri.
Teksa është në pritje të binjakëve, këngëtarja e njohur ka finalizuar këngë e re e cila do të jetë e vizuelizuar edhe me videoklip.
Kështu ka njoftuar këngëtarja ditë më parë, derisa sot (e martë) Genta postoi një imazh të ri në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet e veshur në një fustan të gjatë elegantë me ngjyrë të zezë.
“Së shpejt, 22.01.2022”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e fotos të realizuar pranë një makine.
Kujtojmë që këngëtarja nga Gjilani prej kohësh është tërhequr nga skena muzikore për të iu përkushtuar jetës së saj personale.

Brenda një kohë të shkurtër ajo pritet të sjell në jetë binjakët një vajzë dhe një djalë që janë fryt i dashurisë me partnerin turk, Huseyin Usta. /Telegrafi/




















































