E vërteta e tmerrshme që fshihet pas vajit të peshkut; Niveli i lartë i merkurit ju rrezikon nga disa sëmundje

Tendenca e përdorimit të vajit të peshkut ka arritur majat dhe nuk mund të ndalet më. Megjithatë, është mjaft e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se çfarë po fusin në trupin e tyre
Ngrënia e peshkut të egër dhe pirja e suplementeve të vajit të peshkut janë dy gjëra tërësisht të kundërta. Nëse e para nuk përbën problem, e dyta po.
Problemi kryesor janë merkuri dhe dioksinat, të cilat janë të pranishme pothuajse te të gjitha llojet e peshqve që përdoren për suplementet.
Nëse hani peshk që përmban merkur, ky i fundit ka tendencën që të qëndrojë në traktin intestinal, mëlçi dhe në zonën e stomakut. Kur bëhet fjalë për suplemente, historia bëhet më e rrezikshme. Edhe pse prodhuesit thonë se suplementeve u është hequr merkuri, kjo është tërësisht e pamundur dhe e pavërtetë.
Te peshqit, merkuri përqendrohet kryesisht te vajrat omega. Kur përpunohen miliona peshq për t’u marrë vajin, merkuri rritet në nivele marramendëse.
Procesi që përdoret për të ulur nivelin e merkurit, thjesht e destabilizon këtë metal të rëndë toksik. Ai bëhet i thjeshtë për t’u përthithur dhe funksionon si një preparat homeopatik (Për ata që nuk e njohin, homeopatia funksionon në bazë të parimit që sa më shumë të hollohet një substancë, aq më shumë rritet fuqia dhe ndikimi i saj në organizëm).
Ky merkur i përqendruar që përfundon në suplementet e vajit të peshkut ka aftësinë të kapërcejë barrierën hemato-encefalike dhe të hyjë me lehtësi në organet e ndjeshme duke tronditur organizmin. Gjithashtu përforcon dhe ushqen viruset dhe bakteret.
Suplementet e vajit të peshkut ju bëjnë më të predispozuar për t’u prekur nga alzhajmeri, demenca dhe sëmundjet inflamatore kronike të trurit.
Fatkeqësisht, moda e përdorimit të vajit të peshkut ngjason me një tren që nuk ndalet dhe fiton shpejtësi nga keqinformimi. Është e fuqishme, popullore dhe e dëmshme.
Bëni çmos që të mos i zini besë. Në vend të suplementeve të vajit të peshkut, zgjidhni produktet omega me bazë algash, shkruan Anthony William në librin: Medical Medium, botim i Living!
Sa herë që ju mbushin mendjen me argumente në favor të vajit të peshkut, mbani mend: vaji i peshkut është “vaji i gjarprit” i ditëve të sotme! Përdoreni me maturi, por dijeni që nuk ka për t’ju dhënë asnjë efekt.
Mos më keqkuptoni nga këto informacione që janë kundër rrymës, por e kam të pamundur të eci me turmën. Thjesht dua që ta dini si qëndron e vërteta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa