LAJMI I FUNDIT:

E verdha e ‘Gen Z’, ngjyra që do të mbizotërojë gjatë vitit 2018

E verdha e ‘Gen Z’, ngjyra që do të mbizotërojë gjatë vitit 2018

Gjatë vitit të kaluar, dukej se ngjyra rozë e mijëvjeçarëve thjesht nuk do të zhdukej asnjëherë.

Ajo ngjyrë ishte në çdo vend, duke filluar nga produktet e bukurisë, te rrobat e madje edhe deri te valixhet.

Por tani një ngjyrë e re është gati për t’i pushtuar rrjetet tona sociale – ajo quhet ‘Gen Z Yellow’ apo e verdhja e Gjeneratës Z (referuar të rinjve që kanë lindur mes viteve 1995-2009).

Mellow ??☀️

A post shared by Yara (يارا‎) Shahidi (@yarashahidi) on Mar 17, 2018 at 3:00pm PDT

Kjo nuancë duket se e ka filluar trendin gjatë verës së kaluar, ku yjet e ‘Gen Z’ si Yara Shahidi, Zendaya dhe Millie bobby Brown e kishin provuar vetë atë.

Megjithëse, siç e thekson ‘Insider’, kjo ngjyrë ka filluar edhe më herët, kur Beyonce ishte shfaqur në fustan të verdhë në videoklipin e këngës “Hold Up”.

Një nga të mirat e këtij trendi është se nuk përqendrohet vetëm në një ngjyrë të caktuar, por vjen me disa nuanca, duke filluar nga ajo krem e deri te nuancat tjera të ngjashme.

Siç tregojnë ekspertët e modës, me shumë gjasë i tërë interneti do të duket si banane gjatë vitit 2018. /Telegrafi/

??????

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on Dec 1, 2017 at 9:20am PST