LAJMI I FUNDIT:

A e tërhoqi Serbia letrën e Brnabiqit, Vuçiq: Nuk e kam idenë për çfarë letre bëhet fjalë

A e tërhoqi Serbia letrën e Brnabiqit, Vuçiq: Nuk e kam idenë për çfarë letre bëhet fjalë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë adresimit të sotëm është pyetur edhe nëse Serbia e ka tërhequr një letër të nisur në Bruksel nga ish-kryeministrja, Ana Brnabiq, në të cilën e ka shprehur dilemën e Beogradit rreth zbatimit të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.

I dërguari evropian për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak, ka thënë ditë më parë se Serbia e ka tërhequr atë letër.

Vuçiq, as nuk e ka pohuar, dhe as mohuar një gjë të tillë.


“Nuk e kam idenë për çfarë letre bëhet fjalë. Për marrëveshjen e Ohrit nuk kemi problem, vetëm dy gjëra: Kombet e Bashkuara dhe organizatat nën OKB”, tha Vuçiq.

Palët patën arritur pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, një muaj më vonë.

Megjithatë, palët nuk kanë bërë hapa drejt zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

Marrëveshja e Ohrit, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori