LAJMI I FUNDIT:

E sulmon fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij 1 vjeçare, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Malisheva

E sulmon fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij 1 vjeçare, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Malisheva
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit F.H., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 29 qershor 2021, në fshatin Ngucat, Komuna e Malishevës, në shtëpinë e tyre të përbashkët, ku i pandehuri kthehet nga puna në gjendje të dehur me një bashkëfshatar, dhe menjëherë fillon ti bërtasë bashkëshortes, L.H., për shkak se nuk po e përshëndetë atë. I revoltuar fillon e sulmon të dëmtuarën duke e goditur me shuplaka e grushte në kokë, si dhe e nxjerr jashtë shtëpisë atë së bashku me tre fëmijët, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit thuhet se në të njëjtën datë dhe vend, i njëjti pasi e godet bashkëshorten, i shkakton lëndime trupore edhe viktimës së ndjeshme, vajzës së tij një (1) vjeçare E.H., duke e goditur atë me shuplaka në fytyrë.


“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.H., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 29 qershor 2021”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori