LAJMI I FUNDIT:

E shqetëson me mesazhe, i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje

E shqetëson me mesazhe, i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi i kishte dërguar një mesazh telefonik, viktimës femër kosovare.

Rasti ka ndodhur nga 18 shtatori, në Prishtinë.

“Më datën 21.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte dërguar një mesazh telefonik, viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.


Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/