Përbërësit: ▪ 1,5 gotë miell ▪ një lugë e vogël sodë buke ▪ kripë sa mund të kapësh me një gisht ▪ 3 lugë kakao ▪ një gotë sheqer ▪ një lugë e vogël uthull ▪ një lugë e vogël ekstrakt vanilje ▪ 5 lugë vaj ▪ 1 gotë ujë ▪ 200 g çokollatë Përgatitja:

Në tepsi për pjekje përzieni të gjithë përbërësit e thatë.


Shtoni uthullën, vajin, sheqerin dhe ekstraktin e vaniljes, të gjitha përzieni mirë.

Piqni në furrë të ngrohur në 180 gradë rreth 35 minuta.

Gjatë kësaj kohe shkrini çokollatën me pak vaj dhe me të lyeni tortën e pjekur.

Sipas dëshirës, zbukurojeni me pemë të freskëta. /Telegrafi/