Donald Trump është gati të rinovojë një aleancë konservatore me kryeministrin nacionalist të Hungarisë Viktor Orban, tha të premten në një video-mesazh kandidati republikan për president të SHBA-së.
Orban ka qenë një nga aleatët më të afërt të Trump në Evropë, ku komentet e ish-presidentit të SHBA-së që sugjeronin se ai nuk do të mbronte vendet që dështuan të përmbushnin angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes, kanë ngritur shqetësime mes liderëve.
Një presidencë e re e Trump mund të lehtësojë marrëdhëniet e SHBA me Hungarinë, e cila është kritikuar nga Uashingtoni për lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe zvarritjen e ratifikimit të pranimit të Suedisë në NATO, për të cilën Budapesti ra dakord përfundimisht në shkurt.
“Mezi pres të punoj ngushtë me kryeministrin Orban edhe një herë kur të bëj betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara”, citohet të ketë thënë Trump, duke e quajtur udhëheqësin hungarez një “njeri të madh”, përcjell Telegrafi.
Vitet e presidencës së Trump sollën një marrëdhënie më të ngushtë midis SHBA-së dhe Hungarisë pasi administratat e mëparshme akuzuan qeverinë e Orban për frenimin e lirive demokratike, duke përfshirë lirinë e shtypit dhe pavarësinë e gjyqësorit.
“Si president isha krenar që punova me kryeministrin Orban, meqë ra fjala, një njeri i madh, për të çuar përpara vlerat dhe interesat e dy kombeve tona”, tha Trump. “Ne goditëm emigracionin ilegal, mbrojtëm kufijtë tanë, krijuam vende pune dhe mbrojtëm traditat dhe vlerat tona judeo-kristiane”.
Orban, i cili u rizgjodh për një mandat të katërt radhazi pas një fitoreje në zgjedhjet e vitit 2022, shihet nga shumë në të djathtën amerikane si një model për politikat e tij të ashpra mbi emigracionin dhe mbështetjen për familjet dhe konservatorizmin e krishterë.
Trump u takua me Orban në Florida në mars. Pas takimit të tyre, Orban i dha mbështetjen e tij ish-presidentit dhe tha se vetëm kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të sillte paqen në Ukrainë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës