E quajnë mbretëreshë e tortave: Reformë e përsosur me shije të shtuar!

Torta më e thjeshtë dhe më e shijshme Përbërësit: Brumi:- 10 të bardhë të vezëve,- 300 g sheqer,- 300 g bajame të bluara,- 1 sheqer vaniljeje,- 2 lugë miell.Filli:- 10 të verdhë të vezëve,- 180 g sheqer,- 50 g çokollatë,- 1 sheqer vaniljeje,- 250 g gjalpë të trazuar,- arra të grira për zbukurim.
Përgatitja:
Tundni të bardhët e vezëve me sheqer dhe shtoni bajamet, sheqerin e vaniljes dhe miellin.
Piqni në tepsi të lyer disa kore, varësisht nga madhësia.
Derisa koret të ftohen bëni fillin ashtu që në avull të zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin dhe shtoni çokollatën e shkrirë dhe vaniljen.
Tundni derisa të homogjenizohen dhe hiqni nga zjarri që të ftohen.
Kur të ftohen shtoni gjalpin e tundur, tuni mirë që të homogjenizohet dhe qitni fillin në kore dhe në gjithë tortën.
Qitni sipër arrat e grira.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


















































