Anthony Joshua e ka quajtur Andy Ruiz Jr si boksierin më të mirë të peshave të rënda në një eveniment të radhës për promovimin e rimeçit të tyre që do të zhvillohet më 7 dhjetor.

Boksieri britanik i humbi titujt WBA, IBF dhe WBO në duelin e parë me meksikano-amerikanin, ndërsa menjëherë e aktivizoi klauzolën për rimeç që do të mbahet në Arabinë Saudite.


"E shikoj veten në pasqyrë dhe them se e di që jam më i mirë se aq. Andy është akoma i njëjti njeri. Ai do të vijë me strategjinë e tij dhe unë duhet t'i bëj disa ndryshime".

AndyJoshuakonference 2 Andy Ruiz Jr. dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

"Isha 50 për qind larg që të arrija fitore (në duelin e parë), por u zura keq. Ishte një goditje nga perënditë. Nuk ishte goditje me fat nga ai, me kapi në kokë dhe nuk munda të riaftësohesha. Ishte e përsosur".

"Të arrish në maje është gjë e madhe, por të qëndrosh në maje për shumë vite, është krejt diçka tjetër. Duhet ta ngre nivelin tim që t'i rikthej titujt".

"Nuk mund ta anashkalosh Andyn dhe talentin e tij dhe sukseset në ring, sepse po përballem me më të mirët. Sipas mendimit tim, Andy Ruiz është boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda", ka thënë Joshua. /Telegrafi/

telegrafi sport app