LAJMI I FUNDIT:

Më e popullarizuar se ‘balayage’: Freskoni ngjyrën e flokëve me fillesa më të ndritshme

Më e popullarizuar se ‘balayage’: Freskoni ngjyrën e flokëve me fillesa më të ndritshme

Të gjitha pjesëtaret e gjinisë femërore, të cilat shkojnë rregullisht te floktari, së paku një herë kanë provuar teknikën e ngjyrosjes së flokëve ‘balayage’, e cila na ka bërë për vete përnjëherë

Mirëpo, trendët ndryshojnë, prandaj kjo vlen edhe për risitë kur është fjala për frizurat dhe nuancat.


Kështu parashikohet se si ‘balayage’ së shpejti do të humbë betejën me popullaritetin e trendit më të ri të ngjyrosjes së flokëve, transmeton Telegrafi.

Ky trend quhet “tiger eye”, përkatësisht “syri i tigrit”, që njëkohësisht është edhe emri i gurit të lashtë të çmuar ngjyrë gështenje me vija të arta andaj nuk jeni të detyruara që akoma të hamendësoni se për çfarë flokësh është fjala.

Trendi tashmë i ka mahnitur femrat në tërë botën, të cilat gjithashtu e dëshirojnë të gështenjtën, përkatësisht balluke ngjyrë karamele me dozë të së artës luksoze, të cilat duken shumë natyrale.

Pos që duken natyrale dhe të ngrohtë, kjo teknikë e ngjyrosjes është ideale për damat të cilat dëshirojnë që të freskojnë ngjyrën e tyre të flokëve me balluke më të shndritshme.

U përshtatet perfekt flokëve të gjatë, por as flokët e tjera nuk janë përjashtim.

/Telegrafi/