Burbuqe Hana, kryeshefe ekzekutive e Telekomit të Kosovës, në korrik të këtij viti kishte marrë vendim që të shkëpuste kontratën pa mundësi ankese për tre punonjës të ndërmarrjes publike: Merita Krasniqin, Kushtrim Vrajollin dhe Arif Musën.
Inspektorati i Punës në raportin zyrtar që ka siguruar Insajderi rezulton që kryeshefja ekzekutive e Telekomit ka shkelur ligjin në rastin e Vrajollit.
Në korrik të këtij viti disa vendime që kishte marrë kryeshefja ekzekutive e Telekomit, ku dëshmohej se Merita Krasniqit (mbesës së Hashim Thaçit), Kushtrim Vrajollit dhe Arif Musës iu kishte shkëputur kontrata pa iu dhënë mundësia e ankesës në komision.
Kushtrim Vrajollit në vendimin për shkëputjen e kontratës ndaj tij pretendohej se të njëjtit iu ishte ofruar kontratë të re pune dhe se i njëjti e kishte refuzuar.
“Deri tek ndërprerja e marrëdhënie së punës për arsye teknike dhe organizative ka ardhur vetëm pasi që punëdhënësi në pajtim me Nenin 17, paragrafi 2 të Ligjit të Punës i’a ka ofruar të punësuarit një pozitë të re të punës, sipas organogramit/skemës se re organizative sipas përgatitjes se tij profesionale duke i ofruar të njëjtit sistemim në një vend/pozite tjetër të punës dhe që më për së afërmi i përshtatet punës që i njëjti ka qenë duke e kryer”, thuhej ndër të tjera në arsyetimin për vendim.
Megjithatë, në një komunikim që Vrajolli kishte pasur me menaxhmentin e lartë të Telekomit, të cilin e kishte parë Insajderi, pretendohej se atij iu kishte ofruar kontratë me pagë më të ulët dhe në një periudhë tre-mujore. Madje thoshte se të njëjtit iu është protokolluar kontrata pa pëlqimin e tij nga ana e kryeshefes.
Kushtrim Vrajollit në vendimin për shkëputjen e kontratës ndaj tij pretendohet se të njëjtit iu është ofruar kontratë të re pune dhe i njëjti e ka refuzuar.
“Deri tek ndërprerja e marrëdhënie së punës për arsye teknike dhe organizative ka ardhur vetëm pasi që punëdhënësi në pajtim me Nenin 17, paragrafi 2 të Ligjit të Punës i’a ka ofruar të punësuarit një pozitë të re të punës, sipas organogramit/skemës se re organizative sipas përgatitjes se tij profesionale duke i ofruar të njëjtit sistemim në një vend/pozite tjetër të punës dhe që më për së afërmi i përshtatet punës që i njëjti ka qenë duke e kryer”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin për vendim.
Megjithatë, në një komunikim që Vrajolli kishte pasur me menaxhmentin e lartë të Telekomit, të cilin e kishte parë Insajderi, pretendohej se të njëjtit iu kishte ofruar kontratë me pagë më të ulët dhe në një periudhë tre-mujore. Madje thoshte se atij iu është protokolluar kontrata pa pëlqimin e tij nga ana e kryeshefes.
“Kontrata mu ofru për lexim dhe ishte në përfshirë nivelin e pagës dhe kohëzgjatjen e kontratës që ndryshonin nga kontrata aktuale. Për sqarim mu tha se këto ndryshime nuk janë bërë nga menaxheri i BNJ por është bërë me kërkesë të drejtorit Avni Tafilaj përgatitur ishte ushtrues detyre afat 3 mujor dhe grade 9 nga data 24.05.2024 deri më 23.08.2024 dhe ishte e nënshkruar nga krye shefja Burbuqe Hana dhe protokolluar nga arkiva me numer 2532/24 datë 27.05.2024 14 vite punë në TK) ri sistemim apo kamuflim për ndërprerje të kontratës së punës me qëllim”, thuhej në emailin e Vrajollit drejtuar menaxhmentit të Telekomit.
Insajderi ka arritur të sigurojë raportin zyrtar të Inspektoratit të Punës pas ankesës së Vrajollit në këtë institucion. Në konstatimet e Inspektoratit të Punës thuhet se përmes këtij vendimi, Telekomi ka shkelur ligjin.
“Punëdhënësi është përgjegjës për cenimin e dispozitës së nenit 17 paragrafi 1 dhe 2 Ligjit nr.03/L-212 të Punës, i cili ka përcaktuar sistemimin e të punësuarit në vendin e punës “I punësuari caktohet në vendin e punës, për të cilën ka lidhur Kontratë Pune. 2. Në rast të nevojës për ristrukturim apo organizim të ri të punës, i punësuari në pajtim me Kontratën e Punës mund të sistemohet në vend tjetër të punës që i përgjigjet përgatitjes profesionale, aftësisë së tij dhe nivelit të njëjtë të pagës, në pajtim me Kontratën e Punës”, thuhet ndër të tjera në raportin zyrtar që e ka parë Insajderi.
Dokumenti iu është dërguar palëve, ku në afat prej tri ditësh obligohet Telekomi i Kosovës të eliminojë parregullsitë e evidentuara në mënyrë që t’i shmanget gjobave.
Zyrtari kryesor i Financave dhe Thesarit në Telekom, Feim Kelmendi – i cili e ka shpërfaqur haptazi mbështetjen ndaj VV’së – e ka cilësuar si “gjobvënës të paligjshëm” Inspektoratin e Punës.
“E konfirmojmë që Inspektoriati i Punës i ka shqiptuar disa gjoba adminstrative ndaj Telekomit te Kosovës. Këto gjoba i kemi konsideruar të jashtëligjshme dhe jashtë kompentencave të Inspektoriatit te njëjtat i kemi atakuar edhe në gjykatë. Inspektoriati i Punës në fakt ka dalë tërësisht jashtë binarëve të kompetencave që i takojnë me ligj dhe është shndërruar në gjobëvënës të paligjshëm ndaj Telekomit të Kosovës, duke shqiptuar në vazhdimësi gjoba të jashtëligjshme ndaj Telekomit të Kosovë. Arsye për këto sigurisht mund të i dinë vetëm ata”, kishte deklaruar Kelmendi në një përgjigje me shkrim për Insajderin në shtator të këtij viti.
Problemet e natyrës së mos-ofrimit të pagës dhe gradës së njëjtë në kontrata të reja nga ana e menaxhmentit të Hanës janë evidentuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Në gjetjet e tyre u tha se në testet e listës së pagave të punonjësve tregojnë se për 31 pozita, punonjësit nuk paguhen me grada të njëjta për pozitën e njëjtë.
“Testet tona të listës së pagave të punonjësve, tregojnë se për 31 pozita, punonjësit nuk paguhen me grada të njëjta për pozitën e njëjtë. Edhe pse gjatë vitit 2023 ka filluar zbatimi i rregullores për sistematizimin e vendeve të punës dhe rregullores për marrëdhënie pune, ende nuk ishte zbatuar në tërësi procesi i ristrukturimit për të gjitha pozitat. Pritjet e menaxhmentit janë se ky proces do të finalizohet gjatë vitit 2024”, thuhet në gjetjet e ZKA’së./Insajderi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania