LAJMI I FUNDIT:

E pandalshme Peja

E pandalshme Peja

Peja ka siguruar fitoren e nëntë me radhë në Superligë, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 123-95.

Çereku i parë pothuajse vulosi dilemën e këtij takimi pas rezultati në fund ishte 40-17 për Pejën.

Pesë basketbollistë të Pejës shënuan pikë dyshifrore (Delic, Hajrizi, Davis, Burwell dhe Samir Zekiqi) derisa asnjë lojtar nga 12 të pranishëm nuk la pa shënuar së paku një pikë.

Te Vëllaznimi u dallua ish lojtari i Pejës, Arian Qallaku, që ishte më efikasi në ndeshje me 27 pikë, plus shtatë kërcime.


Në fund, Peja regjistroi fitoren e nëntë të stinorit në Superligë para superderbit ndaj Prishtinës, derisa Vëllaznimi në 9 ndeshjet e deritashme të stinorit ka regjistruar humbjen e shtatë, krahas 2 fitoreve që i ka. /Telegrafi/