Edhe pse ishte pjesë e institucioneve të Kosovës, ashtu si në nivelin qendror si zëvendëskryeministër e ministër, por edhe në nivelin lokal si kryetar komune, ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tashmë deputeti Partisë Progresive Serbe (SNS) në Kuvendin Popullor të Serbisë, ka mohuar të jetë betuar ndonjëherë në Kuvendin e Kosovës. Përkundër kësaj deklarate, një gjë e tillë vërtetohet ndryshe duke u bazuar në arkivat në rrjet, ngase Rakiq është betuar si ministër në Republikën e Kosovës.
Rakiq, në seancën konstituive të Kuvendit Popullor të Serbisë që është mbajtur më 18.03.2024, duke u munduar t’i ikë gjykimeve të deputetëve të tjerë, u shpreh që asnjëherë nuk ka qenë ministër i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kështu tha ai pasi që shefi i grupit parlamentar “Kryengritja ekologjike”, Aleksandar Jovanoviq Cuta, përderisa fliste për tradhtarët e shtetit, iu drejtua Goran Rakiqit.
Si kundërpërgjigje, Rakiq me zë të lartë tha para Kuvendit të Serbisë që “Kurti asnjëherë nuk më ka zgjedhur si ministër”, por e ka zgjedhur Nenad Rashiqin. Rashiq, nga komuniteti serb, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Progresive, ishte emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim nga Qeveria e Kosovës, më 01.12.2022. Këtë post para Rashiqit e kishte mbajtur Rakiq deri në nëntor të vitit 2022, kur bashkë me serbët e tjerë u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës.
“Betimin që e kam bërë e kam bërë para popullit serb! E kam dhënë betimin para deputetëve të Listës Serbe. Do t’ju them diçka që ju e dini shumë mirë… Do t’ju them diçka që ju qytetarët e Serbisë ta kuptoni mirë, dhe ju e dini fare mirë. Kurti asnjëherë nuk më ka zgjedhur si ministër. Ai e ka zgjedhur ministrin e vet, dhe ai ministër nuk është Rakiq por është Rashiq, dhe ai është njeri i juaji, është miku i juaj, Rashiq. Pra, jo Rakiq, por është Rashiq ai që është momentalisht në Qeverinë e Kurtit. Edhe njëherë po e përsëris…”- tha Rakiq në Kuvendin Popullor të Serbisë.
Në të njëjtën mënyrë, duart mbi njëra-tjetrën, Rakiqi i mbajti edhe më 22.03.2021, po kësaj here në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përderisa kryeministri Kurti lexoi deklaratën e betimit të Qeverisë së Kosovës, në të cilën Rakiqi mbante pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim.
“Ne anëtarët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, betohemi solemnisht që me përgjegjësi, përkushtim dhe ndershmëri do t’i kryejmë të gjitha detyrat dhe punët që i kemi sipas mandatit të dhënë nga ky kuvend, gjithmonë duke zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjin dhe vendimet e miratuara duke respektuar parimet, normat dhe standardet ndërkombëtare për liri, barazi, demokraci në interes të përparimit ekonomik, arsimor, kulturor e të gjithëmbarshëm të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Betohemi!”- lexoi Kurti, teksa Rakiq dhe ministrat tjerë qëndronin në këmbë si shenjë betimi.
Rakiqi, serb etnik i Kosovës ka shërbyer si ministër, nga 22.03.2021 deri më 05.11.2022, pra deri atëherë kur të gjithë zyrtarët serbë dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Me vendim të Qeverisë së Kosovës, më 01.12.2022, Rakiq ishte liruar nga pozita e ministrit.
Para se të jetë ministër në Qeverinë Kurti, Rakiq shërbeu si zëvendëskryeministër i Kosovës dhe si ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë jetëshkurtër të udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, që u rrëzua me vendim të Gjykatës Kushtetuese më 03.06.2020.
Më parë, në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër, përkatësisht në vitin 2016, Rakiq ka qenë kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, pasi ishte betuar për Republikën e Kosovës në vitin 2014. Ai fitoi mandatin e tij të dytë 4-vjeçar në zgjedhjet lokale që u mbajtën në Kosovë në vitin 2017. Që nga viti 2017, Rakiq ka qenë kryetar i Listës Serbe – parti e cila udhëhoqi dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, si dhe të dhjetë vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetin serb, deri në dorëheqjen e tyre në nëntor të vitit 2022.
Rakiq në seancën e Kuvendit të Serbisë tha që në mandatet si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, e ka zgjedhur populli serb e jo institucionet e Kosovës. Rakiq më nuk është as pjesë e strukturës në Listën Serbe. Më 24.10.2023, në krye të Listës Serbe u zgjodh Zlatan Elek, i cili që nga viti 2020 ka qenë drejtor i Spitalit në Mitrovicë të Veriut – institucion që funksionon me sistemin serb.
E gjithë loja ndryshoi kur zyrtarët serbë lëshuan institucionet e Kosovës, meqë rast Goran Rakiqit i dha mundësinë që të kandidojë për deputet nga radhët e partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiq, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 17.12.2023. /Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës