Nga: Clarice Lispector
Përktheu: Elvi Sidheri
E pata fshehur dashurinë nga droja e humbjes. E humba dashurinë, ngaqë e kisha fshehur. Isha strehur në gjirin e dikujt, nga frika. Qeshë lebetitur aq shumë, saqë duart nuk i pata ndier më aspak. I kam dëbuar njerëzit më të dashur nga jeta ime, pastaj jam penduar për gjithçka. Pata kaluar plot net mes lotësh, gjersa përgjumesha.
Dikur dremitesha aq e lumtur, saqë sytë nuk i mbyllja dot. I besoja dashurisë së përkryer, derisa zbulova se nuk ekziston askund. Pata dashuruar dikë që më kish zhgënjyer, gjithashtu pata zhgënjyer dikë që më dashuroi mirëfilli …
Kam gënjyer, për t’u penduar menjëherë. Kisha thënë edhe të vërtetën, e sërish do të pendohesha rrjedhimisht. Isha shtirur sikur nuk kishin rëndësi ata njerëz që i pata dashur përzemërsisht, për t’u ngashëryer në heshtje më tutje. Pata buzëqeshur, duke qarë me lot trishtimi, por qava edhe me lot të hareshëm gajasje.
U pata besuar njerëzve të padenjë, reshta së besuari në shumëkënd të dobishëm. Pata thyer gota, pjata, vazo, nga tërbimi. Isha djegur nga malli për dikë, asnjëherë nuk ia pata treguar sidoqoftë. Gërthita kur duhej të heshtja, e mbylla gojën, kur nevojitej të ulërija.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ç’është socializmi?

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët