LAJMI I FUNDIT:

E larguan nga klubi pas mbështetjes së Palestinës, tani Mainzi kërkon që El Ghazi të paguajë për zëvendësuesin e tij

E larguan nga klubi pas mbështetjes së Palestinës, tani Mainzi kërkon që El Ghazi të paguajë për zëvendësuesin e tij

Futbollisti holandez, Anwar El Ghazi është në probleme të reja pasi humbi kontratën me ekipin gjerman, Mainz, për shkak të mbështetjes për Palestinën, pasi klubi po i kërkon atij të financojë zëvendësimin e tij.

“Kjo nuk është luftë, ky është gjenocid”, shkroi El Ghazi në profilet e tij në rrjetet sociale Në vazhdën e sulmeve izraelite në Gaza.

Pas kësaj, Mainz e pezulloi dhe më pas e ktheu në skuadër. Megjithatë, ata i kërkuan të tërhiqej dhe të kërkonte falje për fjalët e tij, të cilat holandezi i refuzoi dhe kështu mori një shkarkim të përhershëm.


"Kjo nuk është luftë, ky është gjenocid": Mainz dëboi futbollistin që mbështeste Palestinën
Lexo po ashtu "Kjo nuk është luftë, ky është gjenocid": Mainz dëboi futbollistin që mbështeste Palestinën

Si rrjedhojë, holandezi me origjinë marokene nuk kishte asnjë shans për të luajtur futboll deri në fund të vitit, pasi UEFA lejon që një lojtar të luajë vetëm për dy klube në një sezon.

Ai tashmë luajti për PSV në fillim të sezonit, dhe më pas u transferua në Mainz. Megjithatë, gjermanët i ndërprenë kontratën dhe tani ai nuk ka të drejtë të luajë për asnjë ekip deri në fund të sezonit.

Por, vuajtjet nuk kanë fund. Mainz vendosi të padisë El Ghazin dhe t’i kërkojë atij kompensim financiar për të paguar zëvendësimin e tij, sepse mendojnë se janë dëmtuar për paratë që shpenzuan për ta sjellë atë në Bundesliga.

Asnjë zgjidhje nuk u arrit në gjykatën e pajtimit të javës së kaluar, kështu që të dy palët do të shkojnë në seancën përfundimtare në qershor. Atëherë ka shumë të ngjarë të marrim një zgjidhje përfundimtare për këtë sagë.

Sipas Daily Mail, Mainz rezervon të drejtën për të kërkuar kompensim të mëtejshëm nga El Ghazi, i cili do të financojë nënshkrimin e një lojtari zëvendësues në klub.

Madje Mainz pretendon se për shkak të El Ghazit, skuadra u fut në probleme dhe një sfidë e madhe në aspektin e rezultateve, pasi mbetën pa një lojtar për të cilin shpenzuan një pjesë të rëndësishme të parave.

Mainz aktualisht janë në vendin e 16-të në Bundesligë dhe do të luftojnë për mbijetesë deri në fund të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori