I lindur dhe i rritur në Shkup aty ku ka nisur dhe rrugëtimin drejt futbollit. Feta Fetai i cilësuar ndryshe Modric shqiptar për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike por edhe pozicionit të njëjtë në fushë me yllin madrilen, rrëfen në rubrikën “Talenti Shqiptar” hapat e tij të parë në futboll.
Futbollisti kuqezi tregon se personi që e ka shtyrë drejt futbollit është daja e tij që e përkrah në çdo hap së bashku me prindërit.
Për 8 vite me radhë Fetai ka qëndruar te ekipi i Shkupit, për të kaluar më pas te Rabotnicki aty ku sezonin e kaluar bëri edhe hapin e madh në karrierë me transferimin në Kroaci te Lokomotiva Zagreb. Mesfushori kuqezi ka luajtur edhe me të rinjtë e Maqedonisë së Veriut por ftesën e Shqipërisë e ka pritur gjithmonë. Momentin e debutimit me Kombëtaren U-21 ai e cilëson si një ndjenjë e papërshkrueshme.
Lojtari shqiptar që e motivon është Kristjan Asllani, ndërsa synimet e tij më të mëdha janë të luaj në një prej 5 ligave kryesor në Europë dhe të bëhet sa më shpejt pjesë e Kombëtares A.
Më poshtë intervista e plotë e Feta Fetait, dhënë për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit:
Feta, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Ku e keni nisur dhe kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?
Futboll kam nisur të luaj që i vogël në lagjen ku jam rritur në Shkup me shokët e mi. Në moshën 7-vjeçare u regjistrova në ekipin e lagjes FC Shkupi. Njeriu që më ka shtyrë drejt këtij sporti është daja im i cili më përkrah në çdo hap së bashku me prindërit e mi.
Na trego pak për hapat e tua në karrierë? Cili ka qenë ekipi juaj i parë? Po ekipet e tjera?
Ekipi im i parë është Shkupi. Kam luajtur aty për 8 vite me radhë e për të vazhduar më pas te Rabotnicki. Tani aktivizohem në Kroaci te ekipi i Lokomotiva Zagreb.
Feta, në muajin mars të këtij viti pranuat ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë U-21 dhe deri më tani keni zhvilluar dy ndeshje. Si u ndjetë kur zbritët në fushë me fanellën kuqezi?
Kur kam zbritur një fushë ishte një ndjenjë e papërshkrueshme e cila vetëm përjetohet dhe është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Dua të falënderoj Federatën dhe trajnerin e ekipit Kombëtar U-21, Alban Bushin, për mundësinë e dhënë dhe besimin që kanë tek unë.
Jeni cilësuar si “Modric i ri” por a është në të vërtetë Modric idhulli juaj?
Po është e vërtetë për shkak të pozicionit që luaj dhe ngjashmërisë fizike me Modric më kanë cilësuar si Modric shqiptar. Jam krenar për këtë krahasim, ai është idhulli im dhe shpresoj që edhe unë të kem një karrierë si ai.
Si do ta cilësonit sezonin e fundit me Lokomotiva Zagreb dhe ku e sheh veten në të ardhmen?
Ishte sezoni im i parë me Lokomotiva Zagreb, paksa i vështirë deri sa u ambientova dhe u përshtata me ekipin. Tani ndihem mirë dhe shpresoj që të kontribuoj sa më shumë për ekipin. Për momentin jam i fokusuar për të bërë një sezon sa më të mirë me Lokomotiva Zagreb.
Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull?
Lojtari shqiptar që më motivon është Kristjan Asllani. Karriera e tij është në rritje dhe luan me një klub të madh siç është Interi. Gjithashtu në Europian bëri paraqitje të shkëlqyera dhe është një lojtar i rëndësishëm për Shqipërinë.
Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll?
Kam dy objektiva për të ardhmen. E para të luaj në një nga 5 ligat më të mira në Europë dhe e dyta të bëhem sa më shpejt pjesë e Kombëtares A.
Ëndrra më e madhe me Kombëtaren shqiptare si futbollist?
Ëndrra më e madhe është padyshim të kualifikohemi sërish në Europian dhe të luftojmë për t’u kualifikuar edhe në Botëror. Dua të jap kontributin tim për të arritur këto objektiva dhe shpresoj që në të ardhmen ëndrra të më bëhet realitet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Liverpooli një nga katër klubet e mëdha që po synon transferimin e ish-yllit të Man Utd

Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet