Marc Casado është befasia më e madhe e Barcelonës këtë sezon, pasi ai po shkëlqen nën urdhrat e Hansi Flick.

I dalë nga La Masia, Casado ka zënë vend në formacionin bazë të Barcelonës dhe për shpërthimin e tij ka folur legjenda e Barcelonës Rafa Marquez.


Ish-mbrojtësi meksikan e ka pasur futbollist Casadon në La Masia, derisa ka thënë se ai është një lider.

“Casado një lider total për dëshirën për të pasur sukses, i cili ka fituar të jetë aty ku është me punën e tij".

“Casado është shumë konkurrues dhe Flick, që në momentin e parë që e pa, vendosi ta mbajë atë. Ju duhet t'i jepni atij meritat për atë zgjedhje dhe për guximin për t'u dhënë këtyre lojtarëve të rinj një rol".

Screenshot 2024 11 13 110630

“Ajo që i veçon është t'u jepet mundësia, kjo është metoda e Barçës – të kesh dikë në fazat e fundit të zhvillimit të futbollit që beson te lojtarët e rinj dhe u jep atyre mundësinë".

“Me Casadon, Barça Atletic ishte një ekip, dhe pa të, skuadra ishte ndryshe; ai ishte shumë i rëndësishëm si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Casadó më kujtoi veten për sa i përket qëndrimit, karakterit dhe dëshirës për t'u përmirësuar çdo ditë, duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe stërvitje me një mentalitet shumë konkurrues, fitues", deklaroi Marquez..

Mesfushori 21-vjeçar thuhet se konsiderohet si 'i paprekshëm' brenda Barcelonës dhe është bërë një lojtar kyç në sistemin e Hansi Flick. Ai ka bërë 15 paraqitje deri më tani në këtë sezon, duke dhënë pesë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app