Neymar humbi durimin pas humbjes 3-0 të Santos ndaj Mirassol, duke reaguar ashpër ndaj një pyetjeje të një gazetari për formën e tij fizike. Ylli brazilian, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren e Santos ndaj Flamengo në mesjavë, shprehu gjithashtu nervozizëm për paraqitjen e dobët të skuadrës, e cila vijon të jetë e përfshirë në luftën për mbijetesë në Serie A braziliane. Neymar e nisi ndeshjen titullar për herë të dytë brenda katër ditësh, por nuk arriti ta ndalë humbjen e rëndë të Santos me rezultat 3-0 në fushën e Mirassol. Pas ndeshjes, ai reagoi me nervozizëm ndaj një tjetër pyetjeje për formën e tij fizike, pasi kishte luajtur për 90 minuta për të dytën herë radhazi, pas fitores 1-0 ndaj Flamengo më herët gjatë javës. I pyetur për gjendjen e tij fizike, Neymar shpërtheu duke thënë: "Përsëri kjo? E kam thënë 300 herë”. 

“Na mungoi gjithçka, prandaj rezultati ishte 3-0. Nuk luajtëm as gjysmën e asaj që treguam ndaj Flamengo në aspektin defensiv”.


 “Në ndeshjen kundër Flamengo, ata dominuan me zotërimin e topit, dhe sot ndodhi e njëjta gjë me Mirassol, ishin superiorë në çdo aspekt”, ka thënë braziliani. Kthimi i Neymar te Santos në janar, me një marrëveshje afatshkurtër, ngjalli entuziazëm te tifozët, por rezultatet kanë qenë të paqëndrueshme. Pavarësisht statusit legjendar dhe ndikimit të menjëhershëm, ekipi ka grumbulluar vetëm 14 pikë në 14 ndeshje dhe ndodhet ende në zonën e rënies nga kategoria./Telegrafi/

telegrafi sport app