E ka përdorur veturën zyrtare për ta dërguar fëmijën në spital, largohet nga puna (Dokument)

Para disa vjetëve, Llaste Ivanovski është larguar nga puna, gjegjësisht nga Administrata Doganore, pasi që veturën e tij zyrtare e ka kthyer dy orë pas mbarimit të orarit të punës, për arsye se në atë periudhë e ka dërguar në spital fëmijën e tij të sëmurë, shkruan OJQ CIVIL.
Pas incidentit të zëvendësministrit plotësues të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, i cili e ka shfrytëzuar veturën zyrtare të një institucionit tjetër, pa vërtetim udhëtues, jashtë orarit punës ose rreth mesnatës, i cili bëri ndeshje dhe iku nga policia dhe më pas nuk dha dorëheqje dhe disa ditë u fsheh në publik, Ivanovski, thotë se “shteti për dikë është nënë, ndërkaq për dikë është njerkë e keqe”.
Drejtori i Administratës Doganore, Vanço Kargov në nëntor të vitit 2009, ka sjellë vendim për largim nga puna, të punësuar si shofer, Llaste Ivanovski për shkak të “shkeljes së rregullit të punës dhe të disiplinës dhe mosplotësim të detyrimeve”, për atë që dy herë veturën zyrtare e ka përdorur “në mënyrë të paautorizuar, pas orarit të punës” dhe nuk e ka “plotësuar në mënyrë të rregullt dokumentacionin për shfrytëzim të veturës, për harxhimin e derivateve dhe për kilometrat e kaluara”, transmeton Portalb.
Pasi që komisioni për marrëdhënie pune e pranon ankesën e punëtorit, më 22 mars të vitit 2010, drejtori i Administratës Doganore e ka ndryshuar vendimin për largim nga puna me dënim me para apo gjegjësisht shoferi është dashur të paguaj për 6 muaj radhazi nga 10% të rrogës së tij.
Megjithatë, drejtori Kargov ka refuzuar që ta zbatojë vendimin e Gjykatës. Për atë edhe nuk e ka kthyer Ivanovskin në punë, ai ka marrë edhe aktgjykim nga Gjykata Themelore Shkupi 1, por më vonë është ndaluar procedura kundërvajtëse, pasi që prokurori publik ka hequr dorë nga propozimi.
Ivanovski edhe sot, nuk mundet që të pajtohet me padrejtësinë. A ka reaguar pas incidentit të zëvendësministrit, Spasov dhe reagimit të partisë së Spasovit, OBRM-PDUKM.
“Para disa ditëve, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, në mes të natës, pas orarit të punës, ka shkaktuar aksident trafiku, dhe në vend që të jep përgjegjësi për gabimin e bërë dhe ta pranojë fajin, nga partia e tij OBRM-PDUKM, dolën me kumtesë në të cilën thonë “çfarë janë 150 euro dëm material?”. Ja tani, edhe unë do ju pyes, sa dëm ju kam bërë unë me veturë zyrtare që e kam përdorur jashtë orarit të punës nga Shtëpia e Shëndetit “Jane Sandanski” deri te Administrata Doganore që të largohem nga puna? Sipas logjikës së OBRM-PDUKM-së, unë me këtë akt e kam dëmtuar shtetin, më pas se një litër benzinë”, deklaroi Llaste Ivanovski. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania