A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

Real Madridi mundi Girona 3-0 të shtunën me Jude Bellingham që ishte sërish në listën e golashënuesve.
Mesfushori asistoi te Joselu në pjesën e parë përpara se të ishte në listën e realizatorëve.
Mesfushori po planifikonte të festonte golin me Aurelien Tchouameni, duke i bërë shenjë që të vinte për një përqafim, por francezi e la anglezin të kryente fillimisht festën e tij të njohur me 'krahët hapur'.
Natyrisht se kishte komente se Jude bëri një veprim të pahijshëm ndaj Tchouamenit, mirëpo dyshja e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin.
Për më shumë, pamjet tregojnë se si Bellingham dëshironte ta kompletonte festën e tij dhe më pas ta përqafonte francezin. /Telegrafi/
https://twitter.com/YashRMFC/status/1708489447652696536

Nga
Telegrafi
01/10/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































