Një burrë që po pastronte veturën e tij gjeti një biletë lotarie që rezultoi të ishte një fitues prej 50,000 dollarësh.

Burri nga Filadelfia tha se e bleu biletën më 4 qershor në Qarkun e Baltimores.


Burri tha se po pastronte veturën e tij më shumë se një javë më vonë kur e zbuloi se ishte fitues.

"Isha në ekstazë kur kuptova se fitova", tha ai.

Fituesi tha se paratë e çmimit të tij do të shkojnë për të paguar faturat dhe për të rritur kursimet e tij. /Telegrafi/