Është rasti i dytë që del në pah në Maqedoni ku familjet ''blejnë'' shpresë për lindjen e fëmijës dhe gënjeshtrat e mjekëve se do të mundësojnë lindje të fëmijës, bile në këtë rast mjeku ju ka premtuar se për 5000 euro do të mundësoj lindjen e fëmijës me gjininë mashkull, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Bëhet për gjinekologun Nikolla Damçevski i cili familjes nga Kavadarci ju ka premtuar lindje të fëmijës mashkull.

E gënjeu gruan me emrin Jasmina për dy muaj se është shtatëzënë dhe pas shtatëzanisë do të ketë fëmijë djal.

Rastin e mëparshëm, kur gjinekologu gënjeu për nëntë muaj pacienten se është shtatëzënë, e heton Prokuroria Themelore Publike.

Jasmina, e gënjyera nga mjeku, këtë rast për Nova e spjegon duke qarë dhe duke mallkuar gënjeshtrat e mjekut. /Telegrafi/