Gjatë kësaj jave në Big Brother VIP Kosova krahas shumë gjërave u komentuan edhe pëlqimet ndërmjet njëri-tjetrit.

Përveç Vivienit dhe Getinjos, u përfol edhe afrimiteti i madh që Stresi krijoi me modelen Gresa Hoti.


Në një bisedë me aktoren Shota Baraliu, reperi nga Shqipëria theksoi se Gresën e do vetëm si shoqe.

Screenshot 24 5 Stresi (Foto: Screenshot/YouTube)

Ai tutje sqaron se ka dëshirë vetëm ta bëjë të lumtur si femër dhe se nuk do të ndodhë asgjë më shumë mes tyre.

“Po ta them ty, kamerës e të gjithëve. Edhe nesër do ta sqaroj si do të jetë një shok shumë i ngushtë i një femre. Unë kur t’i them dikujt shoqe, ashtu mbetet. Jam shumë i sigurt për këtë punë, jam shumë i matur. Nuk mund të ndodhin me Gresën se i kam thënë shoqe të ngushtë”, u shpreh ai.

“Mua më pëlqen ta mbaj shoqe të ngushtë. Nuk do ta largoj Gresën. Unë kam dëshirë ta bëj shumë të lumtur si femër. Unë jam rritur me italianë. E di si është. Italianet duan adrenalinë, sikur thotë ajo bëj udhëtime nonstop. Me Gresën nuk mendoj, dhe nuk do të ndodhë”, shtoi më tej artisti. /Telegrafi/