LAJMI I FUNDIT:

E djathta e Salvinit reagon për kthimin e afganëve nga Shqipëria në Itali: Vendim i papranueshëm

E djathta e Salvinit reagon për kthimin e afganëve nga Shqipëria në Itali: Vendim i papranueshëm

Partia e Matteo Salvinit, Lega, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Romës, e cila nuk ka miratuar mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri, duke e cilësuar këtë vendim të papranueshme dhe të rëndë.

Në një deklaratë, ata theksuan se ky vendim vjen në një moment të rëndësishëm, përkatësisht në ditën e seancës gjyqësore për procesin “Open Arms” kundër Salvinit.

Lidhur me çështjen “Open arms”, kujtojmë që Matteo Salvini akuzohet se ka mohuar në mënyrë të paligjshme, në gusht 2019, anijen e OJQ-së spanjolle Open Arms të zbarkojë 147 refugjatë të shpëtuar në det në portin e Lampedusa.


Anija Opem Arms qëndroi e pa lëvizur përballë Lampedusa për 20 ditë. Ishin magjistratët e Agrigento-s, pas një inspektimi në bord nga prokurori i atëhershëm Luigi Patronaggio, ata që urdhëruan zbarkimin urgjent të refugjatëve.

“Pikërisht në ditën e seancës gjyqësore për procesin Open Arms kundër Matteo Salvinit, urdhri që nuk miraton mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri është veçanërisht i papranueshëm dhe i rëndë. Gjykatësit pro-emigrantë le të kandidojnë në zgjedhje, por le ta dinë që nuk do të trembemi”, thuhet nga partia e Salvinit./Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori