LAJMI I FUNDIT:

A e dini sa mijë herë në ditë njerëzit e prekin telefonin e tyre?

A e dini sa mijë herë në ditë njerëzit e prekin telefonin e tyre?

Telefonat e mençur janë bërë një prej varësive moderne, thuhet në një studim të fundit.

Sipas firmës hulumtuese Dscount, prekjet mesatare në një telefon të mençur rezultojnë të jenë 2,617 herë në ditë. Përdoruesit më të lartë arrijnë të bëjnë deri në 5,427 prekje në ditë.

Hulumtimi poashtu ka rezultuar që 52 për qind e përdorimit të shkoj në një aplikacion të vetëm. Ky aplikacion, sigurisht është Facebook.


Dscount ka mbledhur të dhënat prej mostrës të 94 përdoruesve të telefonave Android.