Interesim i madh i klientëve me rastin e ofertave për Black Friday dhe 1 vjetorit të pikës shitëse në Fushë Kosovë.

Përderisa Black Friday ka arritur, të gjithë klientët janë bërë gati që produktet e tyre të preferuara t’i blejnë me zbritje.


Kjo ndodhi edhe në rrjetin më të madh të dyqaneve të elektronikës AZTECH Electronics.

46507728 1874778849306123 452137980413345792 n

Në të gjitha pikat e shitjes AZTECH, është parë qarkullim i madh i njerëzve të interesuar për të përfituar nga çmimet e lira.

Duke qenë lider në tregun Kosovar, me rrjetin më të gjerë të dyqaneve të elektronikës, AZTECH vazhdon të sjellë oferta në kohën e duhur dhe me çmimin e duhur.

46510927 1874778489306159 5534170123738284032 n

Zbritja në produkte prej 30 deri në 500 euro është pritur jashtëzakonisht mirë nga klientela. Kampanja më e madhe e vitit sjelli ofertë deri në 50% më lirë, duke prekur gjitha kategoritë si: TV, telefoni, laptop, pajisje të teknikës së bardhë, kujdesit personal, pajisjeve elektroshtëpiake etj.

Por oferta nuk mbaron vetëm tek çmimet e mira, janë edhe garancionet e pajisjeve me afatgjatësi si dhe mundësia e pagesës me këste me cilëndo bankë që performon në Kosovë dhe jep mundësinë e blerjeve të tilla.

46518618 1874778415972833 2507842566754402304 n

Vlen të ceket që po me këtë datë AZTECH pati edhe 1 vjetorin e pikës më të madhe të shitjes në Fushë Kosovë meqë rast ofroi ekskluzivitet të ofertës, ku klientët kanë pasur mundësi të përfitojnë zbritje edhe në më shumë artikuj.

46524145 1874778759306132 1566376312312954880 n

AZTECH ka ndarë 4 ditë për klientët, por rrini gati sepse sasitë janë të limituara dhe me ofertat e tilla vështirë se sasitë do të mbijetojnë.

46708554 1874778749306133 3680498329394872320 n

Shfrytëzoni mundësinë dhe përfitoni nga zbritja më e madhe e vitit. Vizitoni dyqanet AZTECH dhe binduni.