Nga: Richard Seymour, dizajner (fjalimi i mbajtur në TED Talk, në Londër, në maj të vitit 2011)
Përktheu: Enkeleda Suti
Një histori, një vepër arti, një fytyrë, një objekt i dizajnuar – si e kuptojmë ne që diçka është e bukur? Dhe, përse ka kaq shumë rëndësi për ne kjo?
Kur isha i vogël, im atë më tregoi një histori për një orëtar të shekullit XVIII dhe se çfarë kishte bërë ky orëtar që prodhonte ora të mrekullueshme dhe të bukura. Një ditë, atij i vjen në dyqan një prej klientëve të tij dhe i kërkon që t’i pastrojë orën që kishte blerë tek ai.
Dhe, orëtari sigurisht që e ndau orën në pjesë dhe një nga gjërat që ai nxori nga ora ishte njëri nga akrepat e saj. Dhe, ndërkohë që ai bëri këtë, klienti i tij vuri re diçka. Ai vuri re se pjesa e pasme e akrepit të orës ishte e gdhendur me fjalë. Dhe, ai e pyeti orëtarin, ‘Përse ke gdhendur pjesën e pasme të akrepave të orës kur e di që askush nuk do t’i shikojë ndonjëherë?’
Dhe, orëtari i përgjigjet: “Zoti do ta shikojë atë”!
Tani as unë, dhe as im atë nuk jemi njerëz fetarë, por në atë moment ndjeva që diçka më ndodhi këtu poshtë gjoksit. Unë ndjeva diçka. Te ky pleksus gjaku dhe rrjetash nervore; ndoshta, aty ka edhe ndonjë muskul, ma merr mëndja. Por, unë ndjeva diçka. Nuk mendova diçka. Kjo ishte një përgjigje fiziologjike.
Dhe, që nga ajo ditë, që nga ajo moshë, në kohë fillova të mendoja për gjërat në një mënyrë tjetër. Dhe, kur fillova të punoj si dizajner, fillova t’i drejtoj vetes një pyetje të thjeshtë:
A e mendojmë ne të bukurën?
Apo, ne e ndjejmë të bukurën?
Ndoshta ju tashmë e dini përgjigjen e kësaj pyetjeje. Nuk e di se cila mendoni ju se është përgjigjja, por, sipas mendimit tim, ne e ndjejmë të bukurën. Dhe, kështu vazhdova të punoj si dizajner dhe zbulova gjëra shumë interesante dhe entuziazmuese. Nga gjërat më të hershme që është bërë me dizajnët automatike – gjëra shumë interesante që janë bërë aty – ne gjetëm diçka, ose më mirë, unë gjeta diçka që më magjepsi me të vërtetë dhe mbase edhe ju mund ta mbani mend këtë.
A e kujtoni çastin kur fiken dhe rindizen dritat, kur hapni ose mbyllni derën e një makine? Dhe, pastaj, mendoj se ishte një model makine nga BMW që përfshin në sistemin e makinës një dritë e cila fikej ngadalë, jo menjëherë. E mbani mend? Mua më kujtohet shumë qartë. A e mbani mend kur keni qenë në makinë dhe keni vënë re këtë opsion të dritave të makinës suaj?
Unë për veten time mbaj mend që qëndrova aty dhe mendova: “Kjo është absolutisht fantastike”. Në fakt, edhe sot e kësaj dite nuk kam gjetur askënd që të mos i pëlqejë opsioni i dritave të makinës që fiken ngadalë. Dhe, pastaj mendova: “Po për çfarë shërben e gjitha kjo”?
Dhe, kështu fillova t’i bëj pyetje të tjera vetes rreth kësaj. Dhe, pastaj fillova të pyes njerëz të tjerë nëse edhe ata e pëlqenin këtë opsion, apo jo. Dhe, ata përgjigjeshin: “Po”. Pastaj i pyesja: “Po, përse”? Dhe, ata përgjigjeshin se “duket kaq natyrale” ose “është e këndshme”, por kjo nuk mjaftonte për mua sepse si dizajner unë kam nevojë për më shumë, për fjalor më të pasur; mua më nevojitet e gjithë tastiera e komandimit të mekanizmit. Kështu bëra disa eksperimente. Dhe, zbulova diçka që bënte ekzaktësisht të njëjtën gjë.
Kalimin nga drita në errësirë për gjashtë sekonda. A e dini se çfarë është kjo? Kushdo? Ata e kanë bërë këtë duke përdorur fraksionet e sekondës gjatë procesit të të menduarit – bit-et; reagimit të trurit te njeriu. Dhe, kjo nuk ka të bëjë me të menduarit, por me ndjesinë. Ti e ndjen atë; nuk mendon për të.
A mund të më bëni një nder në minutat që do të pasojnë këtë fjali? Nuk dua që të mendoni, dua që të ndjeni. Unë e ndjeva një ndjesi relaksimi, shplodhjeje. Dhe, ajo që unë gjeta ishte kinemaja, teatri. Nga dritë në errësirë në gjashtë sekonda. Ai çasti kur fiken drita në sallë kur gjendeni në kinema. Dhe, kur ndodh kjo ju nuk thoni: “Oh, jo tani do të fillojë filmi”! Por, reagimi juaj është diçka e tillë si: “Kjo është fantastike. Mezi po pres”. Dhe, kjo ka të bëjë me një ndjesi parashikimi. Unë nuk jam neuroshkencëtar. Madje, unë as nuk e di nëse ekziston diçka e tillë si refleksi i kushtëzuar. Por, edhe mund të jetë. Dhe, disa njerëz e pëlqejnë këtë gjë, drita që fiken për gjashtë sekonda në një sallë kinemaje apo teatër, por të tjerë e pëlqejnë atë edhe më shumë.
E bukura i përket sistemi limbik të atij që shikon. … po të sistemit limbik, asaj përbërje magjike lëngjesh që jeni duke menduar ekzaktësisht teksa po flasim.
Këtu janë bit-et, qendrat e kënaqësisë. Dhe, ndoshta ajo që po shikoj dhe që po ndjej e tejkalon të menduarin. Rrjetëzimi i aparatit tuaj shqisor, ato bit-e kënaqësisë janë shumë më të shkurtra sesa sistemi i rrjetëzimit nervor, të menduarit që quhet kortekst. Përgjigjet që ne marrim nga aparati shqisor limbik mbërrijnë të parat.
Pyetja që lind është, si funksionon kjo?
Dhe, sa ndikon në këtë përgjigje të sistemit tonë limbik ajo që ne tashmë e dimë për diçka, apo për diçka të re që do të mësojmë rreth një gjëje?
Kjo është një nga gjërat më të bukura që di.
Unë shikoj atë që bëjnë njerëzit; Shikoj fytyrat e njerëzve; shikoj reagimet e tyre; sepse kam nevojë të di se si reagojnë njerëzit ndaj gjërave. Dhe, një nga gjërat më të zakonshme që ndodh kur njerëzit ndodhen përballë të bukurës, diçka totalisht të shijshme, unë them: “Oh, Zot”! Dhe, ka diçka tërësisht të mrekullueshme që ndodh aty në atë moment. Kur ne e ndjejmë të bukurën ka edhe shumë gjëra të tjera që vërshojnë te ne në të njëjtin moment.
Mua, për shembull, më pëlqen shumë fjala “intensitet” dhe si dizajner kjo ka të bëjë me nxitjen e një reagimi emocional edhe më të madh. Shpesh, ky reagim emocional mund të jetë edhe diçka që na shkakton trishtim. Ky është paradoksi, dilema e së bukurës! Ajo është e lidhur me ndijimin. Sepse, në atë moment ne jemi duke përthithur të gjitha llojet e gjërave. Një përzierje gjërash të cilat janë të mira, të këqija, eksituese, frikësuese që rezulton në atë ndjesi, ekspozim ndaj ndijimit.
Këtu shfaqet patosi.
Gjithashtu, kemi edhe triumfin, atë ndjesinë e transcendencës. Si: “Oh, nuk e dija këtë gjë. Kjo është diçka e re”. Edhe kjo është pjesë e paketës së sistemit limbik.
Gjatë mbledhjes së këtyre mjeteve, nga këndvështrim i dizajnimit unë ndjehem tmerrësisht i entuziazmuar lidhur me këtë. Dhe, këto janë gjëra që ne tashmë i kemi thënë. Mesa duket ato arrijnë në tru përpara se ne të arrijmë t’i njohim ato nëpërmjet njohjes, zbërthimit me mendim, përpara se ne të kemi mundësi t’i manipulojmë ato. Pra, ai është një proces elektrokimik.
Ajo për të cilën jam i interesuar gjithashtu, ka të bëjë me bukurinë e brendshme dhe me bukurinë e jashtme. Por, a është e mundur që ta ndash bukurinë e brendshme nga bukuria e jashtme? Dhe, me këtë dua të nënkuptoj diçka që është jashtëzakonisht e bukur, që është e bukur universalisht. Kjo është shumë e vështirë për t’u gjetura ose arrirë. Mbase ju mund të keni disa shembuj të saj. Është e vështirë të gjesh diçka që të jetë diçka shumë e bukur për këdo pa një paketë paraprake informacioni që vjen bashkë me të. Kështu që shumë prej saj ka tendencë të jetë diçka e jashtme e cila ndërmjetësohet nëpërmjet informacionit përpara se të bëhet e kuptueshme nga kushdo.
Tani, kur flasim për të bukurën, nuk mund të mohoni se për këtë janë bërë shumë eksperimente, duke përdorur fytyra dhe atë që ju tashmë e keni. Dhe, një nga eksperimentet më të mërzitshme që janë bërë, mendoj unë, janë ato që thonë se e bukura ka të bëjë me simetrinë. Por, në fakt nuk është kështu. Aty ka diçka shumë më interesante. Në një eksperiment iu treguan njerëzve të ndryshëm gjysmë fytyra. Më pas, atyre iu dha një listë për t’i renditur ato nga më e bukurat te më pak të bukurat. Pas kësaj, ata u ekspozuan ndaj një fytyre të plotë. Dhe,ato gjetën rastësi të sakta. E, kjo nuk kishte të bënte aspak me simetrinë. Në fakt, një vajzë kishte një fytyrë aspak simetrike, ku të dyja anët duhet të jenë të bukura. Por, në fakt, po të shikoni me kujdes do të vini re se ato janë shumë të ndryshme.
Si dizajner unë nuk mund t’i shpëtoj tundimit që të ndërhyj në këtë çështje. Dhe, kështu, ajo që bëra ishte të copëtoja fytyrën në pjesë të caktuara dhe pastaj u përpoqa të shikoj se cilat ishin detajet individuale të kësaj fytyre që ishin të bukura sipas meje. Dhe, e lashë veten që të ndjeja dhe ndjeva kënaqësi dhe se ajo fytyrë ishte e bukur. Nëse shikoj atë sy, nuk po shkoj te vetullat, etj. Nuk e di se si funksionon kjo, por këto elementë më çojnë në atë rrugë prej nga rrjedhin, burojnë ndijimet e mia.
Siç ju thashë, unë nuk jam neuroshkencëtar, por për të kuptuar se si të filloj që të bashkoj gjëra të ndryshme në një të vetme, në mënyrë që kur ju ta shikoni, ta ndjeni dhe jo ta mendoni atë që do të shikoni, kjo gjë më çon tek çështja tjetër mjaft e rëndësishme.
Ne i shikojmë gjërat, jo ashtu siç ato janë, por, siç jemi ne vetë.
Kështu që, tani do t’ju tregoj diçka që mund të mos jetë e bukur për ju, por që është e bukur për mua.
Ky është modeli F1 MW Augusta [shfaqet pamja e motoçikletës]. Ah, çfarë kënaqësie! Nuk di s’i t’jua shpreh se sa bukurisht therës është ky objekt. Por, gjithashtu unë e di përse ai është i tillë për mua. Sepse ai është një “palimpsest” gjërash. Ka shumë shtresa. Aty ka legjendë, sport, detaje të cilat shkëlqejnë. Gjëja më e rëndësishme e dizajnimit mekanik nuk ka të bëjë me formën, por se si forma reflekton dritën. Ndërsa ju e ngisni atë, drita rrëshqet bashkë me ju dhe kështu ai kthehet në një objekt kinetik – edhe pse vet objekti mbetet i palëvizur dhe kjo arrihet vetëm nëpërmjet punës brilante që është bërë me reflektimin. Ose llaku prej titani që e mbulon atë është diçka tjetër që më eksiton, po ashtu. Apo ai marshi i vogël aty poshtë tek këmba që i jep sinjalin atij që po e nget atë se diçka po ndodh aty poshtë dhe se nga aty buron edhe energjia e motorit të mjetit. Nuk ua shpjegoj dot sesa e mrekullueshme është kjo. Aerodinamika e përdorur aty është diçka tjetër, e kështu e radhë. Dhe për ta përmbyllur, kjo markë ka një emër mbretëror: Augusta, si në ato historitë e hatashme me mbretër! Por, ajo që ju nuk shikoni është gjeniu që e krijoi këtë. Ai është Massimo Tamburini. Në Itali, atë e quajnë “Hidrauliku” si edhe “Maestro”, sepse ai është njëherësh inxhinier, skulptor, dhe zanatçi dhe këtu ka aq pak kompromis sa ju as nuk do ta dallonit dot pa ua shpjeguar njeri.
Por, fatkeqësisht për njerëz si unë që merren me të bukurën gjatë gjithë kohës, ne kemi të bëjmë kompromise gjatë gjithë kohës. Ne duhet të merremi me të. Unë duhet të punoj me të gjithë zinxhirin e furnizimit, me teknologjinë, dhe më çdo gjë tjetër gjatë gjithë kohës, kështu që këtu fillon të futet në punë edhe kompromisi.
E bukura mund të të rrëshqasë nga duart me shumë lehtësi, sepse të merresh me të bukurën është diçka tejet e vështirë. Dhe, këtë mund ta bëjnë shumë pak njerëz. Këtë nuk mund ta bëjnë dot fokus-grupet. Dhe, një ekip i tërë mund ta bëjë këtë shumë, shumë më rrallë. Një grup nuk e arrin dot të bukurën.
Për të arritur këtë nevojitet një kortekst qendror, në mënyrë që të jesh në gjendje të orkestrosh të gjithë këto elementë të së bukurës, të gjitha, dhe në të njëjtën kohë.
Shikoni me vëmendje këtë shishe me ujë. Ajo është dizajnuar nga Ross Lovegrove. Kjo është shumë afër bukurisë së brendshme. Për sa kohë që ju e dini se si është uji, atëherë ju edhe mund ta përjetoni këtë që jeni duke parë tani. Ajo është e bukur sepse është një mëshirim i diçkaje freskuese dhe të shijshme. Ndoshta, mua mund të më pëlqejë më shumë ngase mund t’ju pëlqejë juve sepse unë e di se sa e vështirë është për të arritur në një dizenjim të tillë. Të bësh diçka që e ndan dritën në mënyrë të tillë, që rrjedh nga shishja siç duhet, dhe pa u derdhur rrugës. Poshtë kësaj, ashtu siç ndodh edhe me historinë e mjellmës, qëndrojnë një milion gjëra të cilat janë shumë të vështira për tu bërë. Ky është një shembull fantastik, një objekt i thjeshtë. Ndërsa, ajo që ju tregova pak më parë, motori, është diçka madhështore dhe shumë më komplekse.
Besoj se edhe juve, ashtu si mua, ju pëlqen të shikoni një balerinë që kërcen. Dhe, një pjesë e këtij shijimi ka të bëjë me faktin që ju e dini sesa e vështirë është kjo gjë, duke marrë në konsideratë edhe faktin që kjo gjë është edhe diçka mjaft e dhimbshme. A i keni parë ndonjëherë këmbët e ndonjë balerine? Ndërkohë që ajo bën ato lëvizjet e mrekullueshme si arabeskë, aty tek këmbët është duke ndodhur diçka e tmerrshme. Duke ditur diçka të tillë, na mundëson që ne të kemi një rritje të ndijimit tonë mbi interpretimin.
Ne jemi skllevër të atij çastit të parë kur shikojmë diçka, të atyre fraksioneve të një sekonde. Dhe, këtu është ai momenti kur pjesa më e madhe e punës sime fiton, apo humb?
Forma është funksion. Ajo na informon, ajo i ka kthyer përgjigje pyetjeve tona përpara se madje ne të kemi menduar diçka. Kështu që, si dizajner, unë nuk e përdor më fjalën “formë” dhe fjalën “funksion”. Ajo me të cilën po merrem tani është funksionaliteti emocional i gjërave. Sepse, nëse e arrij këtë ashtu siç duhet, nëse e bëj atë ashtu siç duhet, mund t’i bëj ato të mrekullueshme. Dhe, mund t’i bëj ato të mrekullueshme në mënyrë të përsëritur. Dhe, ju e dini se çfarë janë këto produkte dhe shërbime, sepse ju i zotëroni disa prej tyre. Ato janë gjërat që ju do t’i rrëmbenit me vete nëse do të binte zjarr në shtëpinë tuaj.
Dhe, ky është një proces elektrokimik, që ndodh shumë më përpara se ju ta keni menduar diçka! /Palimpsest/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur Stalini i tha delegacionit jugosllav: Gëlltiteni Shqipërinë!
Hakmarrja e Mustafa Krujës për vrasjen e Luigj Gurakuqit: E kthen vrasësin nga Italia në Shqipëri, të vdesë ngadalë - duke vuajtur!
Pamje e Lipjanit të vitit 1902, e shkrepur nga studiuesi Hugo Grothe (Foto)
Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës
E kuqja në figurat e qeramikës së lashtë shqiptare
RËRË
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos