LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Piolit te Interi në rrezik, zikaltërit mendojnë për Simeonen dhe Conten

E ardhmja e Piolit te Interi në rrezik, zikaltërit mendojnë për Simeonen dhe Conten

Humbja me Romën ka ndezur edhe dyshimet e para në ambientin zikaltër, mbi aftësitë e trajnerit Stefano Pioli.

Pavarësisht mesatares së lartë të pikëve të grumbulluara, Interi i Piolit është shfaqur dominues vetëm ndaj ekipeve të dorës së dytë dhe ka dështuar gjithmonë në përballjet më rivalët direktë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Diego Simeone është emri që përflitet prej kohësh si trajneri që do të marrë stolin e Inter në verë, pavarësisht se ka kontratë me Atletico Madrid deri më 2018-ën.


Trajneri argjentinas nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën për të drejtuar zikaltërit dhe ecuria jo fort e mirë e Atleticos në kampionatin spanjoll mund ta shtyjë argjentinasin që të transferohet që këtë verë te Inter, transmeton TCh.

Përveç Simeones, ditët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i Antonio Contes, si një pasardhës i mundshëm i Piolit.

Conte ka profilin e duhur për të drejtuar projektin zikaltër pasi është italian dhe me CV mjaft të pasur, i aftë për ta drejtuar Interin drejt sukseseve.

Vetë Conte pranoi se mund të lerë Chelsean në fund të sezonit, por hipoteza e transferimit të tij të Inter duket disi e vështirë, për shkak se ky i fundit njihet si juventin i flaktë.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Kalo në kategori