Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.Agjenti i Franck Kessie ka qenë i pranishëm në Gewiss Stadium për ta përcjellë ndeshjen ndërmjet Atalantas dhe Milanit në Serie A.

George Atangana ka mundur ta shijojë fitoren e Rossonerëve (3-2) nga tribunat, ndërkohë që klienti i tij është duke e negociuar rinovimin e kontratës.


Mediat italian e kanë raportuar se ekziston një diferencë e madhe në mes të ofertës dhe kërkesës lidhur me të ardhmen e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.

kessie 1 1 (Foto: Instagram/franckkessie)

Kur është pyetur nga Telelombardia për situatën aktuale të Kessie, agjenti i tij është përgjigjur: “Pyetni drejtorët. Unë jam këtu për ta shikuar ndeshjen”.

24-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Milanello, ndërsa në të kaluarën ka deklaruar se do të dëshironte ta zgjatë qëndrimin në San Siro. /Telegrafi/

telegrafi sport app