Një infermiere në veriperëndim të Kinës ka bërë një veprim që ka fituar zemrat e miliona qytetarëve të këtij vendi, pasi u filmua duke e ledhatuar dhe qetësuar vogëlushin që frikësohej t'i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale dhe nuk mund të ndalte lotët.

Një set i fotografive që po qarkullon në mediat sociale, shfaqin infermieren Ma Tongyan e cila përqafon dyvjeçarin të cilit ia mban dorën, derisa po qëndronte i shtrirë në shtratin e sallës së operacionit në spitalin Dingxi në provincën kineze Gansu, transmeton Telegrafi.


Vogëlushi i identifikuar si Xuan Xuan, pritej t'i nënshtrohej një operacioni në bark dhe para se të shfaqeshin kirurgët para tij ai nuk mund të ndalte lotët dhe frikësohej shumë.

2 120

Por, ishte infermierja ajo që i doli në ndihmë, duke e përqafuar dhe inkurajuar që të mos frikësohet dhe derisa ajo i fliste atë e zëri gjumi. Në fotografitë shihet infermierja duke i qëndruar pranë dhe duke ia mbajtur dorën vogëlushit.

Ky veprim i saj është duartrokitur nga miliona kinezë, që besojnë se infermieret tjera duhet ta ndjekin këtë shembull dhe të jenë gjithmonë pranë pacientëve e në veçanti nëse ata janë fëmijë. /Telegrafi/