Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Vërmicë e cila sipas policisë dyshohet për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”.

E njëjta është ndalur në ndalim policor e më pas dërgohet në gjykatë.


“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, Prishtinë  lidhur me veprën 'trafikim me qenie njerëzore' është arrestuar e kërkuara femër kosovare dhe e njëjta është ndalur në ndalim policor deri në mëngjes dhe më pastaj të dërgohet në Gjykatë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Telegrafi/