LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet për një vrasje-vetëvrasje: Katër të vrarë me thikë, përfshirë dy fëmijë në një apartament në Manhattan

Dyshohet për një vrasje-vetëvrasje: Katër të vrarë me thikë, përfshirë dy fëmijë në një apartament në Manhattan

Dy fëmijë të vegjël ishin mes katër personave që u gjetën të vdekur në një apartament në Nju Jork të hënën, tha policia.

Të vdekurit janë përshkruar si një djalë 1-vjeçar, një djalë 3-vjeçar, një grua 40-vjeçare dhe një burrë 41-vjeçar, tha zyra e informacionit publik të departamentit të policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 3-vjeçari fillimisht ishte identifikuar gabimisht si një vajzë, sepse trupi i tij ishte i mbuluar me shumë gjak, tha një burim policor për NBC News.


Burri dhe gruaja kishin pësuar trauma në qafë, ndërsa 1-vjeçari u zbulua me plagë rreth trupit, tha policia.

“Unë nuk jam i sigurt se si u pësuan ato lëndime”, ka thënë një zëdhënës i policisë të hënën. “Kjo është pjesë e një hetimi në vazhdim. Ndoshta ishte një vrasje-vetëvrasje, por ende nuk është përcaktuar përfundimisht”.

Personeli mjekësor i urgjencës konstatoi të katër të vdekurit në vendngjarje, tha policia.

Fqinjët thanë se burri kishte punuar si mbikëqyrës i ndërtesës, e cila ndodhet pak blloqe larg Central Park. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Rumania
Kalo në kategori