Dyshja e Aston Villës përplasen gjatë ndeshjes me West Hamin, ndërhyjnë edhe bashkëlojtarët

Sulmuesi i Aston Villës, Anwar El Ghazi tentoi ta godiste me kokë bashkëlojtarin e tij Tyrone Mings gjatë përballjes me West Hamin.
Mings ishte i acaruar me bashkëlojtarin e tij që nuk i pasoi topin në momentin e kundërsulmit të krijuar ndaj rivalëve të tyre në Ligën Premier.
Por, anësori holandez nuk e kishte idenë se El Ghazi po e kërkonte topin dhe më pas pasoi me përleshjen verbale mes të dy lojtarëve.
El Ghazi më pas tentoi ta godiste me kokë Mingsin para se të ndaheshin nga bashkëlojtarët e tyre Marvelous dhe Nakamba.
Çuditërisht, VAR e shikoi mundësinë që t’i ndëshkonte të dy lojtarët me karton të kuq, mirëpo më pas vendosën që gjërat të kalonin në qetësi.
Mike Dean i paralajmëroi të dy lojtarët para se të vazhdonte përballje në mes të West Hamit dhe Aston Villës. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootbaII_HQ/status/1173686133018025984





















































