Dyshime për fotografim të fletëvotimeve në rajonin e Prishtinës, policia konfirmon tri raste

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri tani janë pranuar tri raste ku dyshohet për fotografim të fletëvotimeve në rajonin e Prishtinës. Rastet janë raportuar në tri komuna të ndryshme: një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar lajmin për Telegrafin, duke bërë të ditur se të gjitha informacionet janë duke u trajtuar në koordinim të plotë me Prokurorinë.
“Deri më tani kemi pranuar tri informata – një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë – ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet janë duke u trajtuar në koordinim me prokurorinë”, ka deklaruar Ahmeti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































