Apple ka një rrjet të gjerë të dyqaneve të tij në të gjithë botën, dhe një nga ato më të rejat është i veçantë sepse është një objekt lundrues.

Apple Store i dizajnuar në mënyrë unike ndodhet në Singapor në një vend të njohur zyrtarisht si Apple Marina Sands.


Dhe ai është gjithashtu i vetmi dyqan me pakicë i Apple në botë që noton në ujë, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/af_xpress/status/1298224094110867456?s=21

Vendndodhja është pjesë e një hoteli dhe vendpushimi luksoz që mban të njëjtin emër, dhe është dyqani i tretë i Apple në Singapor pas atij të hapur në vitin 2017, si dhe një në aeroportin Changi.

Gjatë ditës, dyqani i ri duket si një ndërtesë futuriste, dhe gjatë natës ndizet.

Ky është dyqani 512 i Apple në botë në total, dhe ai do të fillojë të punojë së shpejti. /Telegrafi/