Aplikimi i dygjuhësisë, fillon me skandal. Emrat e rinj të institucioneve publike dhe shtetërore të cilat duhet të jenë edhe në shqip, rezultojnë me gabime të shumta drejtshkrimore.
Në vend se të shkruhet, Republika e Maqedonisë së Veriut, Komuna e Vrapçishtit, Institucioni komunal Pallati i Kulturës “SHOTA”, Negotina e Pollogut, është shkruar, Republika e Maqedonise se Veriut, Komuna Vrapcisht, Institucioni komunal pallati kultures “SHOTA”, Negotina, e Pollogut. Apo në vend se të shkruhet Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit, “Braqa Milladinovci”– Shkup, është shkruar, Shkollat te mesme te Qytetit Shkup, “Braga Milladinovci”-Shkup. Ose, në vend se të shkruhet, Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit, “Maria Kiri Skllodovska”- Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, është shkruar, Shkolla e mesme e qyteti te Shkupppit, “Maria Kiri Skllodovska”- Shkup, Republika e Makedonise se Veriut.
Për gabimet drejtshkrimore në emërtimin e institucioneve, profesori universitar, Avzi Mustafa, thotë se kjo është e patolerueshme.
“Kjo është e patolerueshme për arsye se siç dihet se është formuar edhe agjencia për gjuhët. Aty ka dy mekanizma kryesorë, që është mekanizmi i lektorëve dhe mekanizmi i inspektoratit. Kjo ngutje, me këto gabime që besoj se në qoftë se vendosen këto tabela të këtilla me gabime që shkruan, “Shkolla e mesme e qyteti te Shkupit”, nuk e duron gjuha shqipe dhe nuk e di kush do ta marrë përgjegjësinë për këtë. Prandaj, siç thotë populli se bushtra që ngutet i bën këlyshët qorr, të verbër, kjo ndodh edhe me gjuhën tonë”, deklaroi profesori Mustafa.
Drejtori i Agjencisë për implementimin dhe zbatimin e ligjit të gjuhëve, Ylber Sela për Tv21 përmes telefonit tha se agjencia ende nuk ka filluar me punë, nuk ka zyra, nuk ka ekip të kompletuar dhe nuk ka vula. Ai për përgjigje na drejtoi deri tek Qeveria.
Nga Qeveria thonë se gjatë publikimit të emrave të institucioneve në gjuhën maqedonase janë konstatuar disa lëshime teknike sa i përket emrave të disa institucioneve në gjuhën shqipe.
“Këto lëshime janë përmirësuar dhe ju njoftojmë se lista në tërësi e emrave të institucioneve shtetërore në gjuhën shqipe së shpejti do të ripublikohet”, tha Muhamed Hoxha.
Ndryshe, për ndryshimin e emrave nga Qeveria thonë se të njëjtat bëhen në përputhje me amendamentet, 33, 34, 35 dhe 36-të, të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjit kushtetues për zbatim e këtyre amendamenteve dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve./tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit