LAJMI I FUNDIT:

Dybala mbetet te Roma, i zgjatet automatikisht kontrata me rritje page

Dybala mbetet te Roma, i zgjatet automatikisht kontrata me rritje page

Paulo Dybala – Roma, kjo ‘martesë’ do të vazhdoj së paku edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi argjentinas po kalon vitin e tretë te Roma, derisa do të mbetet edhe për një tjetër vit në Olimpico.

Dybala ka startuar në ndeshjen e Ligës së Evropës në udhëtim te AZ Alkmaar dhe kjo ia ndryshoi fatin atij.


Kjo ndeshje bëri që Dybala të arrijë numrin e paraqitjeve të nevojshme për të shkaktuar një klauzolë zgjatjeje në kontratën e tij.

Si rezultat, sulmuesi argjentinas tani ka zgjatur marrëveshjen e tij me Romën deri në vitin 2026.

Me kontratën e re e cila është zgjatur automatikisht, Dybala do të fitojë 8 milionë euro në vit, përfshirë bonuset.

31-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 24 paraqitje për klubin italian këtë sezon.

Ai ishte shumë pranë transferimit te Galatasaray në afatin kalimtar të janarit, por në fund refuzoi pasi dëshironte t’i qëndronte besnik Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

La Liga
Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

La Liga
Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

La Liga
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Dramë dhe spektakël në Bernabeu: Nuk ka fitues pas 180 minutave, shkon në vazhdime dueli Real Madrid-Sociedad

Dramë dhe spektakël në Bernabeu: Nuk ka fitues pas 180 minutave, shkon në vazhdime dueli Real Madrid-Sociedad

La Liga
Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit

Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit "nuk je Messi"

Serie A
Kalo në kategori