Dybala është pjesë e ekipit të Juves që ka arritur në Londër për ndeshjen ndaj Chelseat

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka publikuar listën e plotë të lojtarëve për ndeshjen e të martës mbrëma kundër Chelseat në Londër.
Lajm i rëndësishëm është kthimi i Paulo Dybalas, megjithatë lista e mungesave është e gjatë dhe së fundmi asaj iu bashkua edhe Danilo.
Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 1-0 kundër Bluve në Allianz Stadium, ndërsa i ka fituar të katër ndeshjet e para në Grupin H duke e siguruar kualifikimin në të tetën e finales dhe tash luan për sigurimin e pozitës së parë.
Giorgio Chiellini, Mattia De Scigli, Danilo, Federico Bernardeschi dhe Aaron Ramsey, nuk janë ftuar sepse janë të lënduar.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































