Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy zyrtarë policorë janë sulmuar gjatë tentimit për të arrestuar tre të dyshuar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Drobesh, Viti më 01.08.2025, në ora 20:00.


“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë-zyrtarë policorë, kanë has në rezistencë gjatë tentim arrestimit të tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë, ku të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit”, thuhet në raport.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar. I dyshuari i tretë gjendet në arrati.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/